DYLON

Ministri Demolli priti në vizitë lamtumirëse këshilltarin e NAT-it, nënkolonelin Smolej

Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK, zoti Haki Demolli priti sot këshilltarin e NAT-it, nënkolonelin Samo Smolej në vizitë lamtumirëse, i cili qëndroi për 6 muaj në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në cilësinë e Ekipit Këshillues të NATO-s për MFSK.

Ministri Demolli e falënderoi nënkolonelin Smolej për kontributin e tij të veçantë në FSK dhe për bashkëpunimin e tij të shkëlqyer me të gjitha departamentet në MFSK, e në veçanti për punën e palodhur në Departamentin e Operativës dhe Trajnimeve në të cilin ka shërbyer gjatë këtyre muajve.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Demolli në shenjë mirënjohje dhe respekti i dha një letër –falënderimi këshilltarit të NAT-it, kolonelit Smolej.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.