DYLON

Ministri Demolli mori pjesë në përurimin e urës së ndërtuar nga FSK-ja

Avatar photo Redaksia

Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama morën pjesë në inaugurimin e urës të cilën në kohë rekord e ka montuar gjatë këtyre ditëve Batalioni i Xhenios së FSK-së për nevoja të Manastirit të Deçanit, popullatës lokale atje si dhe trupave të KFOR-it gjatë patrullimeve në zonë.

Batalioni i Xhenios i FSK-së me vendim të Ministrit, Haki Demolli dhe Urdhër të Komandantit, gjeneral Rrahman Ramës ka qenë e angazhuar në implementimin e këtij projekti që nga 15 qershori e deri më 3 korrik 2015. Në këtë projekt kanë punuar gjithsejtë 23 pjesëtarë të FSK-së. Vlen të theksohet se i terë materiali i urës ka qenë donacion i dhuruar nga Kontingjenti italian i KFOR-it e gjithashtu edhe trajnimi dhe përgatitje e pjesëtarëve për të montuar këtë model të urës.

EkoHigjiena

Kohë më parë Kontingjenti italian i KFOR-it në Pejë pati drejtuar një kërkesë ministrit të FSK-së Haki Demollit që nëpërmjet Komandantit të FSK-së të angazhojë Batalionin e Xhenios të FSK-së të përgatitet dhe të kryej vendosjen e urës në lokacionin e caktuar paraprakisht. Për këtë qëllim, Kontingjenti ushtarak italian i KFOR-it pati ndarë si donacion skeletin e urës si dhe trajnimin për pjesëtarët që do të punonin në vendosjen e saj.

Në ceremoninë e inaugurimit sot, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, komandanti i KFOR-it. Gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo, klerikët fetar të Manastirit si dhe personalitete tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Përpos ndihmës për përmirësimin e cilësisë së jetës, qëllimi i projektit është edhe zgjerimi i bashkëpunimit me KFOR-in, autoritetet civile si dhe institucionet e vendit në bazë të misionit që aktualisht ka Forca e Sigurisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.