DYLON

Ministri Demolli, komandanti Rama dhe delegacioni i FSK-së bënë homazhe në Gllogjan

Gllogjan
Avatar photo Redaksia

Ministri Haki Demolli, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës ministri Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe oficerë të lartë dhe komandantë të njësive të FSK-së bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh në memorialin e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, në kuadër të shënimit të 19 vjetorit të 24 Marsit- ,,Epopeja e Dukagjinit’’.

Me këtë raste Ministri Demolli, Komandanti, gjeneral Rama dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën ngrohtë edhe në konakun e zotëri Hilmi Haradinaj dhe deputeti i Kuvendit të Republikës, zotëri Daut Haradinaj.

Delagacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan nderoi sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për Liri.

EkoHigjiena

Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të ish Jugosllavisë(Serbi dhe Mali i Zi).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.