Ministri Dalibor Jevtic, vizitoi Kamenicën
/2L ONLINE/ – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, së bashku me nënkryetarët Fatmir Matoshi e Dragisha Savic dhe kryesuesin Bajram Dërmaku e ka pritur sot Ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit Dalibor Jevtic me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Sinani e njoftoi ministrin Jevtic me gjendjen aktuale në Kamenicë, me projektet dhe planet që ka komuna e Kamenicës në sferën e infrastrukturës dhe zhvillimit.
“Si gjatë mandatit tim të parë, ashtu edhe në këtë mandat, një vemendje të veqantë i kam kushtuar bashkëpunimit me komunitete pakicë në Kamenicë, Nënkryetari për komunitete Dragisha Savic e ka mbështetjen time të plotë përsa i përket angazhimit tonë të përbashkët për të përmirësuar kushtet e jetesës për komunitetet pakicë në komunë.Ne presim mbështetjen Tuaj dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizmin e disa projekteve kapitale në vitin 2016, sipas prioriteteve që ka nxjerrë vet nënkryetari Savic në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësues të tjerë të komuniteteve” tha Kryetari Sinani.
Ministri Jevtic, theksoi se Kamenicën e viziton me vullnet sepse është një komunë shembull për bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike të qytetarëve të saj. “Ne kemi qenë prezentë në këtë komunë edhe në të kaluarën me projekte të ndryshme si dhe jemi të gatshëm që sërish të ndihmojmë Kamenicën, pres që në ditët që vijnë të pranojmë këtë listë projektesh dhe pastaj do të shohim mundësitë tona për reaklizim të projekteve. Problemi më i madh i Kosovës mbetet papunësia dhe ne duhet të mendojmë dhe të punojmë që ta ndryshojmë këtë gjendje” tha ministri Jevtic.
Disa nga projetet e mundshme u përmendën nga nënkryetari për komunitete Dragisha Savic i cili falënderoj ministrin për mbështetjen dhe poashtu vullnetin e mirë të kryetarit dhe udhëheqjes komunale për të punuar për të gjitha komunitetet./2L ONLINE/
