DYLON

Ministri Çollaku pret në takim ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Faith

Avatar photo Redaksia

Ministri i Integrimit Evropian z.Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ish diplomatin dhe ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë z.Pieter Faith.

Ministri Çollaku duke e cilësuar z.Faith si mik të Kosovës e ka falënderuar për punën e tij në Kosovë duke kontribuar në proceset shtetëndërtuese si dhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit.

EkoHigjiena

Ministri e ka informuar Z. Feith për zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur në 2012, me theks të veçantë në përparimet që vendi i ka bërë në rrugën e vetë euroatlantike.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për hapat e ardhshëm në agjendën evropiane të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.