Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, përmes një publikimi Facebook, Çollaku shkruan se Enver Zymberi ua siguroi të gjithëve jetën dhe shtetin.
Ja statusi i plotë i ministrit Çollaku:
Katër vite nga rënia heroike në detyrë e Enver Zymberit. Ndjejmë mall dhe dhembje të thellë për heroin më të fundit të shtetit tonë të ri.
Dhimbje që ndjehet vetëm kur vendi e humbë një nga bijtë më të mirë që ka. Kosova bashkë me shumë heronj tjerë dha Enver Zymberin ndërsa Enver Zymberi së bashku me të gjithë heronjtë tanë, na siguruan të gjithë neve jetën dhe shtetin.
Sakrifica e tij përfundimtare në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të Republikës së Kosovës është më shumë se vetëm frymëzim dhe ideal. Prandaj, ta kujtojmë sot me përulje përkushtimin e tij madhështor! Sakrifica e tij heroike le të shërbej si inspirim për të punuar me nderë për vendin tonë.