Ministri Bislimi sqaron vendimin për zgjatjen e afatit të pagesave për detyrimet tatimore

Ministri Bislimi sqaron vendimin për zgjatjen e afatit të pagesave për detyrimet tatimore

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka sqaruar se me vendimin për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore, si dhe trajtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi deri më 30 prill të këtij viti, mund të përfitojnë tatimpaguesit e sektorit privat dhe ndërmarrjet publike, por jo institucionet tjera të sektorit publik.

MFT, këtë vendim e ka marrë me 19 mars të këtij viti dhe sipas këtij vendimi, nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit të sektorit privat, pa përfshirë sektorin publik.

“Në këtë kontekst duhet sqaruar se tatimpaguesit e sektorit publik që nuk përfitojnë nga kjo zgjatje janë autoritetet publike – pra një autoritet publik qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik, në kuptim të nenin 1, paragrafi 1.3. i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar. Ky definicion nuk përfshinë ndërmarrjet publike, të cilët plotësisht përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ky vendim”, thuhet në komunikatë.

 

***

Ministri i Financave dhe Transfereve në vazhdën e vendimeve për të krijuar sa më shumë lehtësime për qytetarët dhe bizneset që mund të jenë afektuar negativisht nga situata e pandemisë, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID 19, ka vendosur me efekt nga data e sotme që:

Të zgjatet deri më 30 prill 2020 afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi, siç sqarohet në vendimin e bashkëngjitur.

Megjithatë inkurajohen të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre.

KOMENTE