DYLON

Ministri Berisha zhvilloi takime bilaterale gjatë konferencës së Kartës së Adriatikut-A5

Ministri Berisha zhvilloi takime bilaterale gjatë konferencës së Kartës së Adriatikut-A5
Avatar photo Redaksia

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, dhe delegacioni që e shoqëronte në përbërje: drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane të MFSK-së, Faruk Geci dhe koloneli Fadil Hadergjonaj, këshilltar ushtarak i ministrit, zhvilluan disa takime bilaterale në Ohër të Republikës së Maqedonisë, gjatë punimeve të konferencës SHBA- Karta e Adriatikut-A5.

Fillimisht, ministri Berisha dhe delegacioni i ministrisë për FSK-në, u takuan me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, zonjën Radmilla Shekerinska-Jankovska. Në takimin e përbashkët të dy ministrave u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe dyja vendeve.

Me këtë rast, ministri Berisha i shprehu ministres Shekerinska, gatishmërinë e MFSK/FSK për pjesëmarrje në operacione jashtë vendit me kapacitetet aktuale, pastaj u bisedua për shkollimin e kadetëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve pakicë në Akademinë e Mbrojtjes të Maqedonisë, si dhe gatishmërinë e FSK-së për të ofruar trajnime në Qendrën e Trajnimit të FSK-së, për Kërkim- Shpëtim të personelit të Ushtrisë së Maqedonisë, dhe me theks, që ka Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e saj për anëtarësim në iniciativa rajonale dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Ministri Berisha në Ohër, zhvilloi një takim edhe me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, me të cilin biseduan për situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Ministri Berisha dhe ministri bullgar Karakachanov biseduan edhe lidhur me inicimin e proceduarave për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe dy vendeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, e gjithashtu u bisedua edhe për kapacitetet trajnuese në fushën e Policisë Ushtarake, të cilat i posedon Forcat e Armatosura të Bullgarisë, e që do të ishin të dobishme për FSK-në.

Gjithashtu, ministri Berisha zhvilloi takim bilateral edhe me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, të cilin e uroi, me këtë rast, për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si dhe i shprehu konsideratën për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy ministrive dhe dy vendeve.

Ministri Berisha, në fund, zhvilloi takim edhe me delegacionin e ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë të prirë nga drejtori i Departamentit për Politika dhe Plane, Petar Mehatov, me të cilin biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes ndërmjet të dyja vendeve dhe dy ministrive dhe për shkëmbimet e shumta dhe aktivitete të gjithanshme në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit.

Në të gjitha takimet bilaterale, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, pikë kryesore të takimeve kishte edhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe nevojën që ky proces të mbështetet nga shtetet mike të Republikës së Kosovës.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.