DYLON

Ministri Berisha priti ambasadorin suedez Nilsson

Ministri Berisha priti ambasadorin suedez Nilsson
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha priti sot në takim, në ministri, ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë, shkëlqesinë e tij z. Henrik Nilsson.

Në takimin e tyre të parë, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson biseduan për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.

Nga ana e tij, ministri i FSK-së, z. Rrustem Berisha e falënderoi ambasadorin Nilsson për kontributin që ka dhënë Suedia për Kosovën dhe popullin e saj e sidomos për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të kërkim- shpëtimit të FSK-së dhe Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim dhe në fusha tjera, përmes oficerëve të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK-në si dhe për kontributin e kontingjenteve ushtarake suedeze në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

EkoHigjiena

Ndërsa, ambasadori suedez, z. Henrik Nilsson në fillim i dorëzoi ministrit Berisha një letër të adresuar për të nga Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedis, në të cilën shprehte falënderimin për ngritjen e monumentit në Prishtinë për ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it si mirënjohje dhe nderim për kontributin e tyre për lirinë e vendit dhe ruajtjen e paqes në Kosovë nga viti 1999 e deri më 2018.

Në fund, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e tij dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, dy ministrive dhe të dyja forcave edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.