DYLON

Ministri Berisha merr pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Ministri Berisha merr pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”
Avatar photo Redaksia

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, z. Damir Krstiçeviq, po merr pjesë në punimet e konferencës speciale “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në këtë konferencë po merr pjesë sekretari i mbrojtjes i SHBA-ve, James Mattis, ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Qëllimi i mbajtjes së konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5” është integrimi regjional, ballafaqimi me ndikimet e akterëve të jashtëm dhe ndarja e përgjegjësive dhe barrës.

EkoHigjiena

Delegacioni i Kosovës, me këtë rast e ka njoftuar sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve, James Mattis dhe të gjithë ministrat e mbrojtjes të regjionit, për të arriturat e FSK-së, ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin në aspektin profesional.

Në këtë konferencë u kërkua që Kosova të jetë anëtare me të gjitha të drejtat e plota, si dhe Kosova ka ofruar gatishmërinë për të kontribuar në misione jashtë vendit.

Gjithashtu me theks të veçantë u bisedua edhe tema e transformimit të FSK-së, në forca të armatosura, si kontribuuese e sigurisë në regjion dhe në botë përkrah partnereve tanë të sigurisë.

Nga të gjithë të pranishmit u kërkua, që i gjithë regjioni duhet të jetë bashkëpunues në ballafaqimin me kërcënimet bashkëkohore dhe të punojmë së bashku në ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta. Në veçanti u theksua që A5, duhet të zgjerohet edhe me shtete tjera të regjionit, duke e përfshirë edhe Kosovën si anëtare me të drejta të plota.

Gjatë konferencës ministri i FSK-së, Rrustem Berisha takoi sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve James Matis, po ashtu pati takime bilaterale edhe me ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ku u konfirmua shkallë e lartë e bashkëpunimit në mes të ministrive përkatëse.

Konferenca speciale ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5”, pritet që sot t’i përfundojë punimet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.