DYLON

Ministri Berisha me agjendë të ngjeshur në Halifax të Kanadasë

Ministri Berisha me agjendë të ngjeshur në Halifax të Kanadasë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha gjatë vizitës së tij në Kanada, ku mori pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks, ka zhvilluar një varg takimesh bilaterale me homologë nga shtete mike të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, ministri Berisha u prit në takim nga nikoqiri i konferencës, ministri i Mbrojtjes së Kanadasë,  Harjit Sajjan, me të cilin zhvilluan një takim miqësor, ku u bisedua kryesisht për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës si dhe për gjetjen e mundësive për intensifikimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

Në Halifax, ministri Berisha zhvilloi takim zyrtar edhe me ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Zvicrës, z. Guy Parmelin, përmes të cilit ka falënderuar popullin e Zvicrës dhe autoritetet e këtij shteti për përkrahje të qëndrueshme si dhe kontributin për paqe dhe siguri ndaj Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Ministri Berisha gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes së Zvicrës theksoi nevojën për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit edhe në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve.

Nga ana a tij, ministri Permelin theksoi se Zvicra do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës. Bashkëpunimi nuk ka munguar asnjëherë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zvicra ka një komunitet të madh të shqiptarëve dhe kontakti Kosovë – Zvicër nuk ka munguar asnjëherë. Zvicra është edhe një ndër vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojë ta përkrahë atë.

Ministri Berisha zhvilloi takim bilateral edhe me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, zotëri Juri Luik me ç’ rast u shkëmbyen pikëpamjet e përbashkëta për sfidat e rajonit dhe për vlerat euroatlantike që ndajnë të dy vendet. Ministri Berisha ka falënderuar ministrin Luik dhe shtetin e Estonisë për kontributin e këtij shteti në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë, duke i kërkuar atij angazhim për arritjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy ministrive përkatëse.

Gjithashtu, ministri Berisha pati takim edhe me ish kryeministrin e Suedisë dhe diplomatin e shquar të Suedisë z. Carl Bildt.

Ne takimin e tyre të përbashkët, ata shprehen pikëpamjet e tyre rreth sfidave dhe kërcënimeve për Kosovën dhe rajonin. Po ashtu folën lidhur me zhvillimin e FSK si dhe procesin e transformimit të saj.

Ministri Rrustem Berisha nga ana e tij tha se FSK-ja si forcë shumetnike dhe profesionale po na bën krenar çdo ditë me pjesëtarët e saj, me sukseset e tyre të panumërta nëpër shkollat ushtarake me prestigjioze.

Diplomati suedez Bildt, e uroi ministrin Berisha për sukseset dhe njëherësh Republikës së Kosovës i uroi rrugëtim të mbarë drejt anëtarësimit në integrimet euroatlantike, duke u shprehur se kjo siguron paqe dhe siguri të mëtejme në rajon.​

Ministri Berisha gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Siguri ka zhvilluar edhe një varg takimesh me personalitete nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë dhe ka shkëmbyer pikëpamjet për këtë fushë me interes.

Në punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha mori pjesë me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes të Kanadasë Hajrit Sijjan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.