DYLON

Ministri Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në iniciativën Karta Adriatikut-A5

Ministri Berisha kërkoi anëtarësimin e plotë të Kosovës në iniciativën Karta Adriatikut-A5
Avatar photo Redaksia

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Rrustem Berisha, gjatë punimeve të Konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut-A5”, që po mbahet në Ohër të Republikës së Maqedonisë, u paraqit me një ekspoze për zhvillimet aktuale në FSK dhe planet për të ardhmen e MFSK/FSK-së, si dhe zhvilloi takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të Malit të Zi, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Berisha, para ministrave të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në Konferencë, foli për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, pjesëmarrjen e njësive dhe pjesëtarëve të saj; në shkollime, trajnime, ushtrime ndërkombëtare dhe për rezultatet e arritura si ato kolektive dhe individuale, etj.

Gjithashtu, ministri Berisha theksoi rëndësinë që ka për FSK-në dhe Kosovën partneriteti me Gardën Kombëtare të Shtetit Ajova të SHBA-ve, marrëdhëniet bilaterale me shumë prej shteteve të NATO-s dhe rajonit, si shkëmbimet dhe ndërveprimet e vazhdueshme me partnerët strategjik dhe shumë shtete tjera.

EkoHigjiena

Ministri Berisha, në fjalën e tij, gjithashtu u fokusua edhe tek çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Ai, ndër të tjera tha: ,,Qasja jonë si Ministri, por edhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës është që pjesë e procesit të transformimit të FSK-së të jenë edhe komunitetet jo-shumicë që jetojnë në Kosovë, e në veçanti komuniteti serb, pasi kjo e lehtëson procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe gjithashtu e përshpejton atë’’.

Në fund të fjalës së tij, ministri Berisha, theksoi kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në kuadër të iniciativës ,SHBA-Karta e Adriatikut-A5, si dhe në iniciativa të tjera rajonale dhe me gjerë të fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes, duke shtuar ,,po punojmë drejt përfshirjes në të gjitha iniciativat rajonale; duke përfshirë këtu edhe anëtarësimin e plotë në iniciativën e Kartës së Adriatikut-A5, anëtarësimin në RACVIAC, bashkëpunimin e zgjeruar me NATO-n, e deri në anëtarësimin e plotë në strukturat Euro Atlantike, që është edhe synim strategjik i Republikës së Kosovës’’ tha ministri Berisha, në konferencën ,,SHBA-Karta e Adriatikut-A5” që u mbajt në Ohër të Maqedonisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.