DYLON

Ministri Berisha dhe komandant Rama pritën delegacionin e lartë të NATO-s

Ministri Berisha dhe komandant Rama pritën delegacionin e lartë të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në Ministrinë e Mbrojtjes një delegacion nga Aleanca Veri-Atlantike(NATO), në krye me Jonathan Parish, zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s për Operacione si dhe drejtorin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, z. Michel Soula.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama zhvilluan takime të ndara me delegacionin e NATO-s, në të cilat u bisedua kryesisht për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, zhvillimet rreth tranzicionit të FSK-së, marrëdhëniet Kosovë – NATO dhe perspektivën e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Krerët e FSK-së e njoftuan drejtorin e Operacioneve të NATO-s mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen, rikonfirmuan vullnetin e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve me KFOR-in, NATO-n, si dhe konfirmuan vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në NATO.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.