DYLON

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama pritën në takim lamtumirës atasheun ushtarak, kolonel Ahmet Leka

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama pritën në takim lamtumirës atasheun ushtarak, kolonel Ahmet Leka
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara atasheun ushtarak shqiptar, kolonel Ahmet Leka, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Ministri Berisha dhe komandanti Rama falënderuan kolonelin Leka dhe përmes tij Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre të madh në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumë fusha.

Në shenjë falënderimi, ministri Berisha kolonelit Leka i dhuroi Mirënjohje për angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Më këtë rast, ministri Berisha u shpreh: “Ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt dhe frytdhënës e mbi të gjitha vëllazëror gjatë mandatit Tuaj si Atashe i Shqipërisë në Kosovë. Ndihma Juaj dhe e Shtetit shqiptar kanë një domethënie të veçantë për ne. Më lejoni që në emër të Ministrisë që drejtoj, në emër të FSK-së dhe në emrin tim personal, të ju falënderoj për kontributin Tuaj, në fusha të ndryshme, në Forcën e Sigurisë të Kosovës,” tha ministri Berisha.

EkoHigjiena

Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve gjatë ushtrimit të mandatit të tij në Kosovë.

“Kam pasur fat dhe privilegj të punoj me Ju ministër Berisha. Jam ndier shumë i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën time. Padyshim kjo është periudha më e mirë e karrierës time, pasi më mundësoj të kontribuoj për Ju, për vëllezërit e mi, duke realizuar kështu një ëndërr fëmijërie. Duke njohur angazhimin tuaj, potencialet dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e vlerave të ushtarakëve të Kosovës, jam i bindur se janë garancia më e mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht transformimin e FSK-së në FAK”, është shprehur kolonel Leka.