DYLON

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast Ministri Hamza duke shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e vlerësoj lartë ndihmën gjithëpërfshirëse të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës. Më tutje Ministri e informoj Ambasadorin për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr dhe prioritetet e Ministrisë së Financave.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Ruairi O’Connell për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në luftimin e ekonomisë joformale.

EkoHigjiena

Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson në ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në fushat të cilat ofrojnë qëndrueshmëri makro-fiskale dhe zhvillim për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.