DYLON

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti Austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja, ku të dyja palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve me theks të veçantë në bashkëpunim ekonomik, si dhe në inkurajimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.