DYLON

Ministri Bajrami sot viziton Bujanocin dhe Preshevën

Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshëvë, ku do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.

Ministri Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, z. Jonuz Musliu. Po ashtu, ministri do të vizitojë edhe Kumunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.

EkoHigjiena

Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.

Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Riza Halimi dhe z. Shaip Kamberi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.