DYLON

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për reformat që janë duke u bërë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri Bajrami e ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e madhe që ka dhënë vendi i tij për Kosovën, sidomos në fushën e arsimit. Ai ka theksuar se edhe më tutje vendi ynë ka nevojë për ndihmën e Britanisë, sidomos tani kur kanë filluar reforma në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë.

EkoHigjiena

Duke folur për arsimin parauniversitar, ministri Bajrami theksoi se mbetet prioritet orientimi i të rinjve kah arsimi profesional, ndërsa theksoi se në arsimin e lartë është në debat publik Ligji i ri, i cili i jep autonomi të plotë universiteteve publike, ndërsa rregullon edhe sektorin privat të arsimit të lartë.

Ministri Bajrami falënderoi Britaninë e Madhe, respektivisht Këshillin Britanik, i cili ka ndihmuar Kosovën me përgatitjen e kuadrove përmes bursave për shkollim në universitetet britanike. Ai theksoi nevojën e përkrahjes edhe më tutje në këtë drejtim, sidomos në përgatitjen e kuadrove për shkencat ekzakte dhe teknologjike.

Ambasadori O’Connell konfirmoi mbështetjen që do ta ketë edhe më tutje arsimi kosovar nga Britania e Madhe dhe kjo mbështetje do të jetë e orientuar në arsimin e lartë, por edhe në atë parauniversitar, me theks të veçantë, arsimin profesional.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.