DYLON

Ministri Bajrami dhe Kryetari Haliti vizitojnë Shkollën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka vizituar sot Komunën e Vitisë dhe me këtë rast, i shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar objektin e ri të Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu” objekt ky që është financuar me mjete të Ministrisë, ndërtimi i së cilës është sipas standardëve evropiane. Gjatë kesaj vizite, ata kanë parë për së afërmi edhe terrenin e hapur sportiv në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, i cili poashtu është përuar ne fillim të kësaj jave.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falenderuar ministrin Arsim Bajrami për përkushtimin e tij që ky projekt të përfundoj sa më parë dhe të krijohen kushte të volitshme për nxënësit dhe personelin e kësaj shkolle. “Vërtetë jemi të entuziazmuar që MASHT-i ka ndërtuar një shkollë moderne si kjo shkollë teknike profesionale në Viti dhe ne si Institucione komunale jemi të kënaqur që një investim i tillë është bërë në kohën dhe vendin e duhur” u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ai tha se kjo shkollë do të shërbej për gjenerimin e punësimit dhe të hyrave, si dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për ekonomin e tregut. Ndërkaq Ministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami u shpreh i kënaqur që në Viti është ndërtuar një shkollë moderne që ngjason me ato evropiane.

“Është një kënaqësi e veçantë që sot jam në këtë shkollë në Viti që i përngjan edhe shkollave evropiane. Po ashtu jemi të kënaqur që kemi pasur mundësi të investojmë në këtë shkollë” u shpreh Ministri Bajrami.

Ai ndër tjerash theksoi se çështja e objektit është vetëm gjysma e punës sepse sipas tij gjysma tjetër duhet të mbushët me punë cilësore, përkushtim, angazhim dhe menaxhim të mirë për të krijuar shkollat cilësore.

Ai tha se Ministria e tij po punon në ndërtimin e standardëve në shkollat profesionale.

“Kemi punuar në veçanti në shkollat profesionale që ato të specializohen të ndërtojmë standardët e shkollave të tilla në mënyrë që të rinjtë tanë të punësohen më lehtë përmes shkollave profesionale “ tha ndër tjerash ministri Bajrami.

Ndërkaq në pyetjet e gazetarëve lidhur gjendjen jo të mirë të shkollës fillore në Pozheran të Vitisë, ai tha se MASHT-i në bashkëpunim me Komunën dhe donatorët e kanë për obligim që të gjejnë fonde për ndërtimin e një shkolle të re në këtë fshat.

Gjatë këtij takimi ata kanë parë për së afrimi objektin e ri i cili është përuruar ditë më parë, ku ndër tjerash janë takuar edhe me personelin arsimor dhe drejtorin e kësaj shkolle Nijazi Lutfiu i cili foli edhe për rëndësinë që kjo shkollë të pajiset me kabinete.

Po ashtu ata kanë vizituar edhe terenin e hapur sportiv të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.