DYLON

Ministri Bajrami: Arsimi i profesional në Kosovë ende nuk është shumë funksional

Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në tryezën “Edukimi për punë – Plotësimi i nevojave të tregut të punës”, në të cilën u diskutua lidhur me vizionet, sfidat dhe planet e Ministrisë së Arsimit, sa i përket përgatitjes së kuadrove të kompetencës.

Ministri Bajrami, me këtë rast ka theksuar se, arsimi profesional në Kosovë ende nuk është shumë funksional, dhe ka përmendur edhe strategjitë e MAShT-it në përmirësimin dhe funksionalizmin e sistemit të arsimit, i cili prodhon kuadro për tregun e punës.

EkoHigjiena

“Kemi filluar procese strategjike që arsimi i mesëm i lartë në Kosovë të jetë arsim i orientimit të të rinjve për tregun e punës. MAShT ka krijuar një komision drejt specializimit të ngushtë të shkollave profesionale, e cila nënkupton përgatitjen e stafit profesional të mësimdhënësve, mësimin dual, kurrikulën adekuate dhe sigurimin e literaturës”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu tha se Ministria e Arsimit është duke punuar që të sigurojë lidhjen në mes të bizneseve dhe shkollave profesionale në Republikën e Kosovës, duke kërkuar bashkëpunimin edhe të Odës Ekonomike Amerikane në këtë drejtim.

Duke folur për sektorin e bujqësisë si një resurs i pashfrytëzuar, ministri Bajrami ka shpalosur edhe vizionin e Ministrisë së Arsimit për krijimin e një institucioni, i cili do të përgatiste kuadro profesionale për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Ministri Bajrami, ndër të tjera ka folur edhe për krijimin e universiteteve të specializuara, si mundësi për krijimin e një ekonomie të fortë në Kosovë.

Në këtë tryezë panelistë ishin edhe Alejtin Berisha, kryesues i Komitetit të Edukimit në Odën Amerikane, Enkelejda Shatri nga Akademia Evolucion dhe Fikret Havolli, menaxher Ekzekutiv në Orbico.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.