DYLON

Ministri Bajram Hasani priti deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasanin

Ministri Bajram Hasani priti deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasanin
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, z. Fatmir Hasani, me të cilin diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën ballafaqohen shqiptarët në këto tri komuna.

Ministri Hasani u njoftua në detaje nga deputeti Fatmir Hasani për gjendjen dhe mundësitë e zbutjes se kësaj gjendje.

Ne vazhdën e këtij takimi, deputeti Hasani shprehu shqetësimin e madh për numrin enorm të të papunëve në këto tri komuna.

EkoHigjiena

Ministri Hasani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë duke marrë angazhimin për krijim e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre të Kosovës Lindore, duke propozuar organizimin e një konference në mes bizneseve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe bizneseve të Republikës së Kosovës duke hulumtuar mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit dhe zbutjes së gjendjes së papunësisë në regjionin e Luginës së Presheves.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.