DYLON

Ministri i Arsimit takohet me Grupin e ekspertëve për “PISA”

Ministri i Arsimit takohet me Grupin e ekspertëve për “PISA”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami zhvilloi një takim konsultativ me Grupin iniciues të ekspertëve për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve “PISA”.

Ministri Bajrami, ndër të tjera tha se, rezultatet e testit PISA 2015 duhet të na shërbejnë për reflektim dhe mobilizim të të gjithëve në Republikën e Kosovës, në mënyrë që në testin e ardhshëm PISA 2018 të kemi rezultate më të mira.

EkoHigjiena

Për ta arritur këtë, theksoi ministri Bajrami, kërkohet punë dhe përkushtim më i madh i mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe institucioneve lokale e qendrore arsimore. Prandaj, nisur nga kjo, Ministri do ta themelojë Grupin e punës në përbërje të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët pas studimit dhe analizimit të plotë të këtij procesi do ta hartojnë Planin e veprimit për vitin 2018 dhe në vazhdim.

Ministri Bajrami, gjithashtu theksoi se, tashmë e kemi Kurrikulën e re, Planin Strategjik të Arsimit “PSAK 2017-2021”, si dhe Strategjinë për sigurimin e cilësisë në arsim, koordinatorët e cilësisë, me çka është siguruar hapësirë dhe mundësi për angazhim dhe qasje të drejtpërdrejtë për ngritjen e cilësisë dhe arritjen e standardeve moderne të arsimit.

“Jam tërësisht në mbështetje të grupit të ekspertëve dhe do të jem mbështetës i punës dhe angazhimit tuaj në të mirë të arsimit në Republikën e Kosovës”, tha ministri Bajrami.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.