DYLON

Ministri Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar

Ministri Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar
Avatar photo Redaksia

Me nderime të larta ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, me delegacionin e tij.

Fillimisht, ministri Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut të tij turk dhe e falënderoi  Republikën e Turqisë për kontributin që ka dhënë deri më tani për shtetin e Kosovës.

EkoHigjiena

“Populli i Kosovës asnjëherë nuk e harron kontributin e Turqisë që ka dhënë në ditët tona më të vështira, por gjithashtu e falënderojmë edhe për kontributin e madh që po jep në ngritjen e kapaciteteve ushtarake”, tha ministri Mehaj.

Më tej, të dy ministrat biseduan lidhur me tema të ndryshme sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm në Kosovë por në rajon dhe më gjerë, ku me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ministrin Akar për kontributin e kontingjentit të forcave turke në kuadër  të KFOR-it për paqen dhe sigurinë në vend.

Në këtë takim u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në sferën e edukimit, trajnimit të personelit ushtarak, gjithashtu edhe për pjesëmarrje në ushtrime të përbashkëta ushtarake. Gjithashtu, u bisedua lidhur me mbështetjen e Republikën e Kosovës në integrimin në organizata euroatlantike.

“Përderisa bashkëpunimi në mes të dy vendeve tona po thellohet çdo ditë e më shumë, shteti i Turqisë po bën përpjekje të mëdha në integrimin e Kosovës në organizatat euroatlantike”, theksoi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke shtuar se hapat që ka marrë Republika e Kosovës deri më tani në fushën e diplomacisë së mbrojtjes, janë shumë të rëndësishëm.

Ministri Akar vazhdon vizitën e tij zyrtare me takimet e planifikuara edhe me Presidenten Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin Kurti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.