DYLON

Ministri Armend Mehaj priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Ministri Armend Mehaj priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues Avokatin e Popullit,  Naim Qelaj. Në këtë takim u bisedua lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Me këtë rast, të dy palët u pajtuan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të dhënies së kontributit në qeverisjen e mirë dhe promovimit të të drejtave dhe lirive që gëzojnë punonjësit me uniformë ushtarake dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Ministri Mehaj e falënderoi Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, për bashkëpunimin e ofruar, duke vlerësuar njëherazi punën dhe angazhimin që ky institucion bën në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës.

Po ashtu, Ministri Mehaj, ka theksuar se me qëllim të promovimit të të drejtave të ushtarakëve, në planin e tij ka edhe themelimin e funksionit të Ombudspersonit për Forcën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.