• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Shneta
  3. Ministri Arben Vitia u takua me Myftiun Naim Tërnava dhe me Imzot Dodë Gjergji
Shneta

Ministri Arben Vitia u takua me Myftiun Naim Tërnava dhe me Imzot Dodë Gjergji

Redaksia 2LONLINE 13 Mars, 2020 3 minuta lexim
 Ministri Arben Vitia u takua me Myftiun Naim Tërnava dhe me Imzot Dodë Gjergji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia zhvilloi sot takime të ndara me krerët e bashkësive fetare në Kosovë, respektivisht me Myftiun e Bashkësisë Islame në Kosovë, z. Naim Tërnava dhe me Ipeshkvin e Kishës Katolike në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji.

Në takimin me kreun e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava ministri Vitia e njoftoi për së afërmi me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Pavarësisht se deri më tani, fatmirësisht, në vendin tonë nuk kemi ende asnjë rast të konfirmuar, jemi në gjendje gatishmërie. Janë marrë një seri e masave preventive ndaj virusit të panjohur deri më tani, Covid-19”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

Në këtë takim u tha se është obligim moral, kombëtar dhe fetar i gjithsecilit që të jep kontributin për tejkalimin e kësaj gjendjeje, e cila paraqet shqetësim për të gjitha vendet.

Myftiu Naim Tërnava deklaroi se Bashkësia Islame e Kosovës tashmë ka bërë thirrje publike që të përfillen nga qytetarët të gjitha masat e paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës për arsye se, sipas tij, ruajtja e shëndetit është obligim edhe fetar, po aq sa ligjor, veçanërisht në rrethana kur rrezikohemi nga sëmundje të panjohura.

Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës do të angazhohet për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit publik dhe ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë për të vënë kapacitetet e tyre në shërbim të vendit për tejkalimin e situatës.

Problemet që është duke i shkaktuar koronavirusi dhe masat preventive ishin kryetemë edhe në takimin midis Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ipeshkvit të Kishës Katolike në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji.

Në këtë takim, Imzot Dodë Gjergji shprehu gatishmërinë e Kishës Katolike për të kontribuar për tejkalimin e kësaj situate si dhe e njoftoi ministrin Vitia për masat e ndërmarra deri më tani. Njëkohësisht, ai u shpreh se janë duke e përcjellë me vëmendje çdo vendim qeveritar për tejkalimin e kësaj situate. Gjithashtu, shprehu edhe gatishmërinë që të kontribuojnë për tejkalimin e gjendjes me të gjitha kapacitetet që kanë në dispozicion, pasi që, siç deklaroi ai, jeta e njeriut është primare dhe qëllimi i kishave është t’i shërbejnë jetës.

Etiketat:Arben Vitia Imzot Dodë Gjergji Ministri i Shëndetësisë Myftiun Naim Tërnava
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie

21 Maj, 2022
2LTV

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Opinion

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Autizimit

2 Prill, 2022

Ministri i Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-it

10 Shkurt, 2022

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi vizitoi Klinikën Infektive në QKUK

20 Janar, 2022

Ambasadori Hovenier nënvizoi mbështetjen e SHBA-së në fushatën e vaksinimit dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

18 Janar, 2022

Ministri Latifi dhe Ambasadori Davenport theksojnë rëndësinë e vaksinimit të popullatës në Kosovë

17 Janar, 2022

Marrëveshje bashkëpunimi për Planin e vizitave mjekësore në shtëpi

12 Janar, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

inf[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com