DYLON

Ministri Anton Quni vizitoi Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan

Ministri Anton Quni vizitoi Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara të FSK-së, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, vizitoi sot Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan. Ministri Quni, gjatë vizitës u shoqërua nga stafi i tij dhe nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj.

Ministri Quni, me këtë rast, shprehu vlerësimin e lartë dhe inkurajoi pjesëtarët e Regjimentit për përgatitjet e duhura, motivin dhe moralin e lartë të dëshmuar si gjithmonë në mbështetjen e plotë ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me sfidën aktuale që po kalojmë.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, ku është me rëndësi jetike shëndeti i pjesëtarëve dhe i qytetarëve tanë, ministri Anton Quni, theksoi domosdoshmërinë që FSK-ja, të jetë e gatshme t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe gjithnjë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in.

EkoHigjiena

Ndërsa, ministrin Quni, me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore, veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, materiale, teknike dhe mbështetjes logjistike të Regjimentit përkatës e njoftoi zëvendës komandanti i Regjimentit të parë, major Kadri Berisha.

Menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK-ja dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur institucionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.