DYLON

Ministri Anton Quni uron ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska

Ministri Anton Quni uron ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka shkruar letër urimi, ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska, me rastin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) si shtet anëtar.

Ministri Quni shpreh bindjen se me këtë akt shumë të rëndësishëm jo vetëm për vendin tuaj, janë rritë mundësitë që të punohet edhe më shumë në mes të dy ministrive tona të mbrojtjes, duke kontribuar në rritjen e shkallës së sigurisë në rajon. Në përmbyllje të letrës ministri Quni shprehet: ”Duke pasur parasysh rëndësinë e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju siguroj për vlerësimin tim më të lartë”.

 

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.