DYLON

Ministri Agani premton mbështetje për Kamenicën

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Një delegacion i Komunës së Kamenicës në përbërje Fatmir Matoshi, nënkryetar, Aishe Morina, drejtoreshë e shëndetësisë dhe Zekirja Sermaxhaj, asambleist i Partisë së Drejtësisë, vizituan sot Ministrinë e Shëndetësisë ku u takuan me Ministrin Ferid Agani.

Nënkryetari Matoshi e njoftoj ministrin me angazhimet e qeverisë së re komunale dhe në theks të veqantë atyre në shëndetësi.” Legjislativi dhe ekzekutivi i kaluar nuk ka paraparë asnjë euro për investimet kapitale në shëndetësi dhe tash ndodhemi në një situatë të pavolitshme sepse nevojat dhe kërkesat janë mjaft të mëdha.

EkoHigjiena

“Komuna e Kamenicës ka nevojë për funksionalizimin 24 orë gjatë ditës në QMF-në e Roganës dhe për renovimin e objkektit të vjetër në QKMF-në e Kamenicës që do të përdorej për emergjencë” tha nënkryetari Matoshi. Ministri Agani premtoi mbështetje dhe përkrahje për Komunën e Kamenicës, pasi që pranoi edhe ftesën e kryetarit Begzad Sinani për të vizituar Komunën e Kamenicës “Gjatë muajit shkurt do të vizitoj Kamenicën dhe shpresoj që të gjitha kërkesat e Juaja ti shqyrtojmë dhe në afatet optimale tu japim zgjidhje” tha Ministri Agani.

Në takim përveq këtyre problemeve u diskutua edhe për mundësinë e sjelljes së ndonjë investitori të jashtëm për të investuar në sektorin e shëndetësisë. Sipas ministrit Agani ka disa investitorë të intersuar për investime, ndërsa komuna e Kamenicës sipas nënkryetarit Matoshi do të ofrojë tërë potencialin e vet në shërbim të zhvillimit të mëtejmë të komunës./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.