DYLON

Ministri Agani premtoi ndihmë për projektin e ndërtimit të Qendrës Emergjente-diagnostike

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në Spitalin regjional të Gjilanit (SRGJ), ishte për një vizitë pune ministri I Shëndetësisë Ferid Agani, së bashku me me zëvendësministrin Kadir Hyseini, këshilltarët e tjerë por drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë së Gjilanit Labinotë Demi-Murtezi.

Drejtori I SRGJ-së Abdyltif Latifi së bashku me stafin menaxhues, njoftuan ministrin Agani me të arriturat dhe sukseset që po arrihen në këtë spital, si dhe me përkushtimin dhe punën e kryer të punëtorëve të këtij spitali, ka bërë të ditur zëdhënësi I SRGJ-së Dr.Selami Kurteshi.

EkoHigjiena

Ai tha se ministri Agani u interesua dhe bëri pyetje rreth furnizimit me barna emergjente për pacientët e këtushëm. Drejtori Latifi e njoftoi ministrin që furnizimi me barna emergjente është shumë I mirë dhe se pacientët tani nuk kanë nevojë të blejnë asnjë barë të kësaj kategorie. Po ashtu, Drejtori Latifi njoftoi që këtë vit borxhet e spitalit janë zvogëluar në minimum duke pasur parasysh që vitin e kaluar borxhi total I këtij spitali ka qenë rreth 700.000 € , ndërsa këtë vit kemi hyrë me një borxh prej 130.000 €. Krejt kjo duhet falënderuar menaxhimit të mirë të mjeteve financiare, thotë zëshënëdsi i Spitalit Selami Kurteshi..

Drejtoresha klinike e SRGJ-së Selvete Shurdhani njoftoi ministrin edhe për gjendjen në lidhje me gripin e Derrit(virusi AH1N1).Ajo deklaroi se gjerë më tani janë zbuluar 8 pacientë pozitiv në këtë virus, prej tyre 4 janë duke u mjekuar në SRGJ.

Ata vizituan edhe sallën e lindjes dhe repartin e Neonatologjisë. Ministri Agani premtoi edhe ndihmë për projektin e madh, për ndërtimin e qendrës Emergjente-diagnostike, projekt ky që llogaritet të kushtojë rreth 800.000 €, por që llogaritën një projekt jetik në të ardhmen për pacientët e këtij rajoni. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.