DYLON

Ministri Agani njoftohet për së afërmi me gjendjen e krijuar pas vërshimeve në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të hënën, Komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Ministri Agani, u njoftua për së afërmi nga kryetari Haliti, për gjendjen e krijuar në këtë rajon pas vërshimeve të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij, por edhe përkushtimin për tejkalimin e gjendjes, e cila llogaritet tejet e rëndë.

Pas njoftimin me situatën, ministri i MMPH-së, Ferid Agani, së bashku me kryetarin Sokol Halitin, vizituan rajonin e prekur nga vërshimet e fundit, të cialt po krijohen si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës.

EkoHigjiena

Pas inspektimit të situatës, Agani dhe Haliti, u dakorduan, që për tejkalimin e kësaj situate, kërkohet urgjentisht rregullimi i shtratit të lumit Morava e Binçës, e cila shpeshherë po shkakton përmbytje dhe dëme në tokat bujqësore në Viti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.