DYLON

Ministri Agani në Kamenicë, për të mësuar për nevojat që ka kjo komunë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, me bashkëpunëtorët ka pritur Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Ferid Agani me këshillatrët e tij. Qëllimi i këtij takimi ishte për tu njoftuar më përsëfërmi me nevojat që ka Kamenica në fushën e mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

‘Jam sot këtu në Kamenicë për tu njoftuar me të arriturat e kësaj komune si dhe me nevojat që ka Kamenica në fushat që mbulon ministria që drejtoj unë” tha Ministri Agani.

EkoHigjiena

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani e ka falënderuar Ministrin Agani për angazhimin e tij dhe vullnetin e treguar për ta mbështetur Kamenicën.

“Ne po presim përfundimin e procesit të ankesave që janë drejtuar në ministri për të vendosur banorët në banesën për banim social. Në sferën e infrsatrukturës po presim mbështetjen e ministrisë gjatë vitit 2016 në disa projekte konkrete për Kamenicën, njëri ndër ta është vazhdimi i rregullimit të përroit të Rubocit nga ura e poshtë dhe ky është një projekt i rëndësishëm për komunën. Gjithashtu edhe rregullimi i shtratit të përroit në Lagjen “Malësia”, pastrimi i shtartit të lumit në Hogosht te Lagja Myrtaj janë projekte për të cilat presim mbështetjen e ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapsinor” tha kryetari Sinani

Në takim u fol edhe për projektet e energjisë së pastër, siq është Parku Energjetik Kika 32.5 MË dhe projekti Energjisë Solare në Novosellë për të cilat projekte Komuna e Kamenicës dhe Ministria po punoj ngushtë që këta investitorë të pajisen me leje ndërtimore.

Një lajm shumë pozitiv u rikonfirmua sot në këtë takim se projekti i Pendës së Kremenatës, për të cilin ministri njoftoi se tashmë është përfshirë në projektet prioritare dhe strategjike të Kosovës dhe kostoja e këtij projekti është 32.5 milion euro.

“Tashmë ky projekt është në mesin e shtatë projekteve të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës që u prezentohen donatorëve të ndryshëm dhe planifikohen që të implementohen gjatë këtij mandati” tha Ministri Agani.

Në takim u disktua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës dhe Ministrisë në trajtimin e ujërave të zeza në dy drejtimet nga Kamenica në Korminjan si dhe nga Hogoshti në Korminjan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.