DYLON

Ministri Agani bisedon për shëndetësinë me Kryetarin e Komunës së Kamenicës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, me të cilin u bisedua për nevojat e kësaj komune në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Agani i premtoi Kryetarit Sinani, se do të angazhohet maksimalisht në shfrytëzimin e opsioneve të mundshme, për t’i dalë në ndihmë kësaj komune me nevojat që kanë në shëndetësi.

EkoHigjiena

“Është e rëndësishme që Komuna të gjejë mënyrën më të mirë që të plotësoj nevojat e qytetarëve edhe për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, ngase me hyrjen në fuqi të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore dhe krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të krijohen kushtet për punësime të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore për qytetarët e vendit”, tha Agani.

Në takim u bisedua edhe për Ligjin e Kontrollit të Duhanit, për të cilin Kryetari Sinani, tha se në Komunën të cilën ai e drejton, është punuar mjaft për të respektuar këtë Ligj por, mbetet të bëhet ende në këtë drejtim./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.