DYLON

Ministri Abrashi u takua me deputetën e Bundestagut gjerman znj. Marieluise Beck

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në takim znj.Marieluise Beck, deputete e Grupit parlamentar të Partisë së Gjelbërt në Bundestagun gjerman dhe njëhkohësisht anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes.

Znj.Beck dhe Ministri Abrashi diskutuan për debatin në Gjermani që Kosova të shpallet vend i sigurt i prejardhjes dhe ndër tjerash Ministri Abrashi prezantoi planet e Ministrisë për të lehtësuar rrugët ligjore për migrimin qarkorë të punës dhe negocimin me Qeverinë gjermane për kuotat respektive. Deputetja gjermane Beck u shpreh e sigurt në bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë gjermane.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.