DYLON

Ministri Abrashi takoi Thomas O. Melia

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, takoi Ndihmës Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas O. Melia, i cili vizitoi Kosovën gjatë vizitës në rajon.

Ministri Abrashi e informoi Ndihmës Sekretarin O. Melia për përkushtimin e tij që ta përmirësojë gjendjen aktuale në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.

EkoHigjiena

Duke falënderuar ndihmës sekretarin O.Melia për vizitën që po i bënë Kosovës, dhe për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, Ministri Abrashi shpalosi hapat e parë të programit të tij në fushën e çështjeve sociale, bashkëpunimin me organizata dhe donator ndërkombëtar, me partner social dhe civil. Në synim të rezultateve konkrete, Ministri Abrashi ju referua një sërë veprimesh politike, ligjore, e financiare, që do t’i ndërmerr me qëllim që të përmirësojnë fushën e punësimit si dhe në përkrahjen e grupeve të cenuara sociale.

Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas O. Melia, e uroi Ministrin Abrashi për emërimin e tij, dhe njëherësh e inkurajoj atë që të angazhohet në përpilimin e politikave të informuara dhe të qëndrueshme në mënyrë që të arrihen rezultatet që ministri Abrashi aspiron.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.