DYLON

Ministrat Shala dhe Klosi dakordohen për oferta të përbashkëta turistike Kosovë-Shqipëri

Ministrat Shala dhe Klosi dakordohen për oferta të përbashkëta turistike Kosovë-Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala,ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, bashkë me kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro.

Ministri Shala theksoi se me ministrin Klosi biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe për daljen e një oferte të përbashkët turistike.

“Diskutuam me ministrin Klosi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kompetencë kjo që është në domenin e ministrisë që e drejtoj unë. Diskutuam edhe për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta, që turistët e huaj t’i kenë ofertat e përbashkëta për ata që vizitojnë Shqipërinë, ta vizitojnë edhe Kosovën dhe anasjelltas. U dakorduam që bashkë me Klosin që tur-operatorët nga Kosova dhe Shqipëri t’iu ofrojmë shtande të përbashkëta për promovim të turizmit dhe të ofertave që i kemi si dy shtete”, tha ministri Shala.

EkoHigjiena

Ministri bëri të ditur se gjatë vitit Kosovën e vizitojnë afër pesë milionë vizitorë dhe afër 26 për qind janë nga Republika e Shqipërisë, ose mbi 800 mijë.

Ndërsa ministri Klosi tha se shumë qytetarë nga Kosova e kanë destinacion Shqipërinë gjatë sezonës së verës, duke theksuar se barrierat administrative nuk mund ta pengojnë turizmin.

“Ne nuk do duhet të mendojmë që deti është i shtetit shqiptar, ai është pasuri e gjithë kombit shqiptar. Ne duam të ofrojmë turizmin më të bukur të Shqipërisë dhe të Kosovës. Oferta e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të pengohet nga barrierat administrative”, tha Klosi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.