Ministrat serbë thonë se kanë arritur marrëveshje me partnerët e koalicionit për Trepçën
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, bashkë me zëvëndësryeministrin, Branimir Stojanoviq, dhe atë të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ka thënë se Lista Serbe ka arritur të gjejë zgjidhje së bashku me Qeveinë e Kosovës për Trepçën.
AI thotë se ky projektligj në të ardhmën e afërt do të ndihmoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të ardhmës së saj, raporton Indeksonline.
“Lista serbe sot ka treguar që është partner konstrktiv në Qeverinë e Kosovës. Dhe bashkë me partnerët tanë të koalcionit, kemi arritur me sukses që të gjejmë një zgjidhje në lidhje me projektligjin për ndërmarrjet publike, dhe mendojmë që ky projektligj në të ardhmën e afërt do të ndihmoj në zhvillimin e ekonomik të Kosovës dhe që të konribuoj për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu”, ka thënë Jabllanoviq para medieve.
