DYLON

Ministër i shëndetësisë hape ” Odën…!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kohë më parë u themelua Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila sipas Statutit, promovon, mbron veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor, qoftë  ajo publike ose private, pastaj siguron standarde të larta të Kodit të Etikës dhe deontologjisë mjekësore. Meqenëse  OMK , tani , ashtu të themi, ka statusin e porsalindurit dhe në këtë  periudhë , mbikëqyrjen e punës së saj e bën ministria e shëndetësisë, sa i përket  ngjarjeve që po ndodhin  në Klinika dhe spitale rajonale, siç janë arrestimet, akuzat ndaj, kryesisht të mjekëve , përveç  përgjegjësve të klinikave e spitaleve dhe  ministri e stafi i saj do të duhej që  të reagojnë dhe ta thonë fjalën e tyre, sepse heshtja sikur tregon se këto dukuri po ndodhin diku tjetër dhe është e patolerueshme  vetëm të jemi  vrojtues, po kjo sigurisht që vlen, jo vetëm për stafin e udhëheqës të spitaleve, por dhe për secilin prej nesh.

Një gjë është evidente, e dukshme fare, mënyra  e jashtëzakonshme , arrogante e trajtimit të punëtorëve shëndetësor nga ana e organeve policore, gjyqësore , në Kosovë në përgjithësi, veçan në rajonin e Gjilanit. Sigurisht se edhe punëtorët shëndetësor gabojnë, bien ndesh me ligjin, por  të gjithë ata do të duhej që të trajtoheshin njëlloj sikurse  qytetarët e tjerë dhe të mos lejohet që individ të caktuar, qoftë ata të policisë, gjyqësorit,ndonjë gazetar  të shfryjnë inatet, urrejtjen ndaj tyre, varësisht prej përkatësisë partiake.

EkoHigjiena

Dukuri të tilla të  shfrimit të inateve ndaj punëtorëve shëndetësor po ndodhin në rajonin e Gjilanit , ku është një rast eklatant  kur gazetari i luan të gjitha rolet, pra të policit, prokurorit dhe gjykatësit. Përveç ministrit të shëndetësisë, i cili ka obligim ta thotë fjalën e tij, e ftojmë ministrin e punëve të brendshme( fatmirësisht mjek me profesion) dhe ministrin e drejtësisë dhe përgjegjësit gjyqësor  ta thonë fjalën e tyre, të kërkojnë trajtim të barabartë të punëtorëve shëndetësor  sikurse qytetarëve e tjerë.

Sikurse në klinikat e QKUK, ashtu dhe në spitalet rajonale janë duke rrjedhur përgatitjet për zgjedhjen e drejtorëve, vërehet  një luftë e ashpër e kandidatëve për marrjen e posteve udhëheqëse, prandaj këtu nuk përjashtohet mundësia e shantazheve mes kolegëve  për të arritur qëllimin e tyre, gjë që nuk i ka hije bile mjekëve, por gjëra që po ndodhin.

Z. ministër ,punëtorët shëndetësor, janë të frikësuar, s’guxojnë të flasin për ndodhitë  në spitalet tona, është  e mbëhishme aktivizimi i menjëhershëm i organeve të Odës, prokurorit, gjyqi i nderit i Odës, Komisioneve të saja.  /2lonline/

Dr.Zijadin Hasani, shef Repartit të Pediatrisë, Spitali Regjional Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.