/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit kanë bërë me dije se në fshatin Stubëll e Epërme, të Vitisë një qytetar ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti për deminim i FSK-së dhe i KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjetin e dyshuar “minë antitank” e kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar, thuhet në raportit policor. /2L ONLINE/