Mimoza Kadriu (Nisma): Kryetari Haziri tradhtoi qytetarët!

Mimoza Kadriu (Nisma): Kryetari Haziri tradhtoi qytetarët!

Shefja e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Mimoza Kadriu reagon, siç thotë ajo, ndaj ngjarjes ku kryetari i Komunës së Gjilanit, siç e quan ajo “Sulltan Lutfi Haziri”, i ndau mjetet e grumbulluara nga gala mbrëmja humanitare “ Pak për ne, shumë për ata”, pa pyetur askënd, madje pa e marrë për bazë vendimin e Kuvendit Komunal.

“Na tradhtuan neve si kuvendarë, e pastaj edhe juve qytetarë, duke ju thirrur për të ju marrë mjetet, në emër të humanizmit. Hiç më larg se në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, u kërkua që të votojmë pro alokimit të mjeteve të grumbulluara në Drejtorinë e Shëndetësisë, për t’ua ndarë tri organizatave që asokohe kërkohej grumbullimi i mjeteve financiare, siç ishin organizata Pema, Liria dhe Handikos. Pastaj nga tri, na u bënë nëntë. Edhe pse jemi pro përkrahjes të të gjitha organizatave, por disa prej tyre të cilat janë subvencionuar, absolutisht nuk ofrojnë asnjë shërbim profesional, për këto kategori për të cilat është bërë dedikimi”, ka thënë Kadriu.

Sipas saj, krejt kjo punë fatkeqësisht po e shndërron edhe sloganin “Shumë për ne, e pak për ata”. Kadriu shprehet: “Kryetari I Komunës luan me Komunë, e me kuvendin siç I do zemra…! Me gjashtë muaj vonesë për ti ndarë mjetet organizatave, të cilat pa përkrahje financiare rrezikojnë të shuajnë aktivitetin e tyre, e që nevoja për këto organizata është më shumë se jetike, pastaj shuma e cila u është ndarë, është qesharake”.

“Unë kërkoj përgjigje nga drejtori i Shëndetësisë dhe kryetari Haziri, që të na përgjigjet se ku mbeten edhe 30.000 euro, e që arsyetimi i juaj para këtyre organizatave te subvencionuara ishte se ato do të shfrytëzohen për pagesën e qerave të banimeve sociale dhe për barëra, Unë i them kryetarit që mos të mundohet të fshihet pas kësaj, sepse për këto dy kategori ekziston planifikimi buxhetorë, e që ju në raportin e fundit për gjashtë muaj deklaruat një shumë te konsiderueshme të shpenzimeve për qera dhe barëra”, thotë tutje, Mimoza Kadriu e Nisma-s.

Ajo shtoi se si grup parlamentar Nisma Socialdemokrate kërkon nga kryetari i komunës që urgjentisht të respektojë para së gjithash vullnetin qytetarë, e pastaj vendimin e Kuvendit, që të gjitha mjetet e mbetura t’i ndahen tri organizatave, të cilave I është premtuar përkrahje përmes këtij fondi, në të kundërtën, Kadriu thotë se do të marrim masa tjera të mbështetura në kompetencat tona si asamblistë.

KOMENTE