/2L ONLINE/ – Sot në Gjilan u mbajtë Kuvendi i VII-të i Aleancës së Gruas. Në prani të delegatëve të Kuvendit dhe mysafirëve ët tjerë me nga një fjalë rasti u paraqiten Kryetari i AAK-së, Dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, i cili e vlerësojë lart rolin dhe angazhimin e gruas në Aleancë.
Po ashtu Kadriu falënderoi edhe punën e palodhshme të kryetares së AGK znj.Ajtene Shahiqi në masovizimin e AAK-së, në Gjilan. Kuvendin e përshëndeti edhe kandidatja për kryetare të AGK-së znj. Magbule Shkodra e cila ofroi bashkëpunim të plotë.
Një rezyme të punës së mandatit të kaluar e prezantoi ansambleistja dhe nënkryetarja e degës, Mevlyde Zejnullahu. Me aklamacion kryetare e degës së AGK-së u zgjedh Mimoza Kadriu.
Përndryshe, kadriu ishte për dy mandate këshilltare e Kuvendit komunal dhe që nga themelimi anëtare e kryesisë së AAK.
Ajo i ka falënderuar delegatet për mbështetje dhe u ka siguruar atyre që do të punojnë së bashku për t’i quar proceset demokratike përpara në të cilat, gruaja duhet ta merr përgjegjësinë dhe të përfshihet në proceset vendimmarrëse në mënyrë që femra të ketë një pozitë më të favorshme në shoqëri. /2L ONLINE/