DYLON

Milkoviq i pakënaqur me mospërfilljen nga Kuvnedi të rekomandimeve të Komitetit për komunitete

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zhivojin Milkoviq, kryesues i Komitetit për Komunitete në Komunën e Kamenicës, është shprehur i pakënaqur lidhur me mosrealizimin e disa kërkesave dhe rekomandimeve të këtij komiteti nga ana e Kuvendit Komunal.

Ai ka kërkuar që pesë anëtarë të këtij komiteti që njëherësh janë edhe këshilltarë komunal, të kontribuojnë më shumë në Kuvend për realizimin e rekomandimeve të këtij komiteti.

EkoHigjiena

Përndryshe, në takimin e radhës Komiteti e shqyrtoi dhe e aprovoi kërkesën e komunitetit rom për thurjen e varrezave, si edhe shtruarjen e rrugës me zhavorr deri aty.

Anëtari i këtij komiteti Satmifer Kryeziu, propozoi që mbledhjet e këtij komiteti duhet të mbahen para seancave të Kuvendit, në mënyrë që rekomandimet t’i përcillen Kuvendit komunal. Propozimi tillë u mbështet edhe nga anëtarët tjerë të komitetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.