DYLON

Milionat e vëllezërve Xhaka, këto janë vlerat nga “Transfermarkt”

Milionat e vëllezërve Xhaka, këto janë vlerat nga “Transfermarkt”
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti i Arsenalit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Graniti, është rreth 20 herë më i shtrenjtë sesa vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Baselit.

Sipas ueb faqes së specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”, vlera aktuale e kartonit të Taulant Xhakës kushton rreth 2.25 milionë euro.

Ndërsa, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka,  vlerësohet me 45 milionë euro, shkruan Express.

EkoHigjiena

Kjo është vlera më e lartë që e ka arritur Granit Xhaka ndonjëherë.

Kurse, Taulanit kohëve të fundit ka pësuar rënie të theksueshme. Në vitin 2017 Taulanti kushtonte rreth 3.6 milionë euro dhe e ka pësuar një rënie prej më shumë se një milion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.