(2LONLINE) – Po bëhen pothuajse dhjetë ditë që gjendja në shkollën e mesme të Artit Pamor, vetëm sa vjen e përkeqësohet. Nxënësit atje edhe po protestojnë të pakënaqur me drejtorin dhe disa profesorë, madje duke kërkuar edhe largimin e drejtorit nga ky post, të pakënaqur me disa zhvillime në këtë shkollë. E përfaqësues të Këshillit të Nxënësve të Gjilanit (KNGJ) thonë se edhe sot ishin dëshmitar te shumë ndodhive negative që ndodhën në këtë institucion edukativo-arsimor.
“Unë si kryetar i Këshillit të Nxënësve të Gjilanit, kërkojë zgjidhjen e menjëhershme të këtij ngërçi që ka kapluar këtë shkollë. Inkurajojë Kryetarin e Komunës Lutfi Haziri së bashku me gjithë akterët e lartë të institucioneve shkollore të zgjidhin këtë problem, për të parandaluar situata të mëtutjeshme konfliktuoze”, ka thënë Drilon Milazimi kryetar i KNGJ-së.
Drilon Milazimi
Ai tha se është zëri i nxënësve dhe është i obliguar t’i mbrojë të drejtat e tyre, gjithmonë kur ata kanë të drejtë.
“Në rastin konkret, ne si këshill jemi munduar të dëgjojmë edhe ankesat dhe kërkesat e nxënësve, mirëpo të dëgjojmë edhe mendimin e drejtorit të Artit, në lidhje me këtë ngjarje. Ankesat ishin të ndryshme, mirëpo në qoftë se ato vërtetohen, ne si KNGJ do të ndërmarrim hapa konkret, dhe nuk do të luajmë rolin e spektatorëve”, ka thënë Milazimi. /2lonline/