DYLON

Milazim Krasniqi porosit Vetëvendosjen: Mos bëni puç në Universitet

Avatar photo Redaksia

Milazim Krasniqi, Shef i Katedrës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka dalë në mbrojtje të klikës aktuale që udhëheq këtë institucion arsimor.

Mirëpo, për të shfaqur mbështetjen për Rektorin Ibrahim Gashin, ai ka postuar një status ku tërheq paralele mes punës së Lëvizjes Vetëvendosje në drejtimin e Prishtinës dhe protestave të studentëve që për organizator kanë edhe një organizatë studentore të afërt me këtë parti, të quajtur “Studim, Kritikë, Veprim”.

EkoHigjiena

Krasniqi thotë se në Prishtinë ka pasur më shumë ujë në kohën e Isa Mustafës sesa tash kur qyteti udhëhiqet nga Shpend Ahmeti. Prandaj, ai u sugjeron atyre që të merren me rregullimin e furnizimit me ujë e jo më punët e UP’së.

Lexojeni të plotë reagimin e Milazim Krasniqit.

Tash 14 orë nuk kemi asnjë pikë uji në lagjen tonë. Askush nuk njofton asgjë.

Në kohën e Isa Mustafës, uji vinte në orën 7 e ndalej në orën 9 të mëngjesit, po së paku dhëmbët mund t’i lanim.

Me këta tipat e vetëvendosur, më nuk arrijmë as dhëmbët t’i pastrojmë. Por, “Vetëvendosjovitë” këto ditë e kanë në agjendë “rregullimin” e Universitetit të Prishtinës me metodat e tyre të njohura çartiste, e jo furnizimin e kryeqytetit me ujë.

Sipas tyre, pa ujë bën. Veç pa puçe nuk bën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.