DYLON

Milaim Zeka: Ali Ahmeti më tha se njërin polic e ka vratë vetë policia

Avatar photo Redaksia

Gazetari i RTKsë Milaim Zeka thotë se kryetari i BDIsë Ali Ahmeti i ka treguar se njërin prej policëve të vrarë në Kumanovë e ka vra vetë policia, e jo anëtarët e grupit të armatosur. Një pohim të tillë ai e ka bë gjatë një debati televiziv në RTK, ku ka pasur të ftuar bashkëbisedues nga Maqedonia, raporton lajmpress.com. Zeka ka shtuar se Ahmeti i ka thënë që polici është vrarë nga kolegët e tij për shkak se ka tentuar ti ndihmojë banorëve civilë të lagjes ku u zhvilluan luftimet. Ai ka mohuar saktësinë e listës së personave të vrarë që u shpall sot në mediume. Pohimet e këtilla të gazetarit Milaim Zeka vijnë një ditë pasi u takua me kryetarin e BDIsë në Tetovë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.