DYLON

Milaim Syla nderohet me mirënjohje për kontributin në komunitet

Milaim Syla nderohet me mirënjohje për kontributin në komunitet
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka ndarë mirënjohje për Milaim Sylën, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar ndër vite në të mirë të komunitetit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së kësaj mirënjohjeje, kryetari Haliti theksoi se është kënaqësi e veçantë për komunën të ketë qytetarë të përkushtuar, të cilët punojnë vazhdimisht për të mirën e përbashkët të vendit.

EkoHigjiena

Ai vlerësoi në mënyrë të posaçme angazhimin e z. Syla në fushën e arsimit, si dhe rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet komuniteteve dhe fshatrave nga ai vjen.

Me këtë rast, u theksua se kontributi i individëve që shërbejnë me përkushtim për vendin dhe qytetarët mbetet shembull i mirë dhe vlerë e rëndësishme për komunën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.