DYLON

Mikullovci, thirrje partive t’i lënë inatet e t’u hapin rrugë krijimit të institucioneve

Mikullovci, thirrje partive t’i lënë inatet e t’u hapin rrugë krijimit të institucioneve
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Adem Mikullovci, u ka bërë thirrje të gjitha partive t’i lënë inatet, mosmarrëveshjet, interesat partiake e personale dhe t’u hapin rrugë krijimit të institucioneve.

Ai ka thënë se me sjelljet e tij në seancë është duke vepruar në kuadër të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Unë po përpiqem të jem kryesues i kuvendit i të gjithë deputetëve”, ka thënë ai, shkruan Epoka e Re.

EkoHigjiena

Mikullovci ka bërë me dije se në takimin e së mërkurës do të kërkojë nga PAN-i ta prezantojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe të përfundojë ky proces, që pastaj t’i hapet rruga formimit të Qeverisë.

Ai ka thënë se ka frikë që konstituimi i Kuvendit të zvarritet edhe më tutje. Mikullovci ka përjashtuar si opsion shkuarjen në zgjedhje të reja pasi, sipas tij, ato do të na sillnin në situatën e njëjtë.

Burimi: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.