Arritja e stinës se pranverës është një moment i mirë për të gjithë ato që duan dhe kanë dëshirë që të duken më mirë. Në këtë kohë mikrokirurgjia plastike është një mënyrë e mirë për ta bërë lëkurën të duket më e butë, më e re, duke shmangur rrudhat, dhe papastërtitë. Më poshtë janë katër ndërhyrjet më të shpeshta të momentit
1. Bio-rivitalizimi i lëkurës. Kjo ka të bëjë me disa mikro injeksione të disa aminoacideve dhe silicit, të cilat janë në gjendje të shtrijnë lëkurën, veçanërisht për personat që kanë një farë moshe.
2. Dermoabrazioni. Kjo është një metodë që realizohet përmes përdorimit të disa substancave të posaçme, si p.sh, acidi glikolik, acidi laktik, salicilik dhe ai trikoloracetik. Këto kryesisht përqendrohen pikërisht ne fytyre, pasi kjo përfaqëson atë pjese të trupit që ka qenë më shumë në kontakt me faktorët klimaterike të stinës se dimrit. Kjo metodë konsiston në eliminimin e shtresave të sipërme të lëkurës duke rrafshuar rrudhat dhe eliminuar dëmtime të vogla të saj.
3. Injeksionet me botoks. Botoksi përfaqëson një ndërhyrje të sigurt, pasi ajo arrin të veprojë tek shkaktaret e rrudhave. Nëpërmjet këtij procesi arrihet një reduktim i shkëputjes se shtresave të lëkurës nga muskujt e fytyrës, rrjedhimisht një reduktim të rrudhave.
4. Mbushje me acid hialuronik. Këto ndërhyrje synojnë mbushjen e kanaleve të rrudhave, por edhe për fryrjen e buzëve edhe të mollëzave të faqes. Ndërhyrja është ambulatore dhe mund të realizohet vetëm me një anestezi pjesore. Ndryshimi është menjëherë i dukshëm, edhe pse nuk është permanent.