DYLON

Mikpritje e ngrohtë kudo – Po e ndajmë këtë rrugëtim drejt fitores më 12 Tetor

Mikpritje e ngrohtë kudo – Po e ndajmë këtë rrugëtim drejt fitores më 12 Tetor
Avatar photo Redaksia

Mikpritje e ngrohtë kudo – Po e ndajmë këtë rrugëtim drejt fitores më 12 Tetor

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Mbrëmë pata një ndejë shumë të bukur në odën e Halil Shalës në Ponesh të Vogël. Një pritje e ngrohtë, plot respekt e bashkëbisedim të sinqertë me banorët e këtij fshati punëtorë e mikpritës.

Diskutuam shumë për të ardhmen e Gjilanit tonë, për punët që duhen bërë e për hapat që na presin drejt zhvillimit. Falënderim i veçantë për Halil Shalën dhe familjen e tij për mikpritjen e jashtezakonshme, si dhe për të gjithë të pranishmit që ndanë fjalë të mira e mbështetje të madhe.

Me mua mbrëmë ishte edhe Fitim Bajrami, kandidati ynë për Asamble, me të cilin po e ndajmë këtë rrugëtim drejt fitores më 12 Tetor.

Një falënderim i veçantë dhe për mikun tim, Muhamet Ajeti, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për të na dhënë përkrahjen e tij në këtë garë.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për dhuratën e çmuar, simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.