DYLON

Migrimi i kosovarëve lë nën hije realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

(2L ONLINE) – Në kohën që ka një fluks të madh të migrimit të popullatës shqiptare të Kosovës drejt Evropës , kjo zbrazje e Kosovës reflekton tepër negativisht në rrjedha të krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe me pasoja të dëmshme.

EkoHigjiena

Kur Kosova nuk ia del të ballafaqohet me problemet jetike të banorëve të saj nuk i mbetët fare motiv të mbështes bashkëkombësit e vetë të përballet edhe me probleme të kësaj krahine, prandaj këto tri Komuna në njëfarë mënyre do të mbesin nën mëshirën e fatit të tyre .

Paaftësia e institucioneve kosovare për t’ia dal me këto rrethana të krijuara është dëmtim i rëndë për këto tri komuna, kështu që Serbia do të vazhdoj edhe më shumë t’i diskriminoj dhe t’i shtrëngoj shqiptarët dhe edhe shqiptarët nga këto tri Komuna edhe më shumë do të migrojnë nëpër Evropë.

Kështu , del sikur nuk ka askush t’ju del zot shqiptarëve të kësaj krahine dhe t’i përkrah që ti fitojnë të drejtat individuale dhe kolektive . Tri komunat që nga përfundimi i luftës qershor 2001 , presin dhe janë me sy e vesh drejtuar kah Prishtina zyrtare që të mbështesin shqiptarët e kësaj krahine.

Asgjë deri më tani nuk kanë bërë në këtë drejtim bile-bile nganjëherë liderët i kanë çorientuar dhe rekomanduar gabimisht partitë politike që veprojnë në këto tri komuna në kuptimin në raportin që do të duhet të ndërtojnë e mbajnë me Beogradin . Kështu institucione Qendrore të Prishtinës dhe Tiranës edhe në këto rrethana duhet të mos e lënë në harresë dhe të mos mbetën nën hije çështja e pazgjidhur e kësaj krahine shqiptare. /2L ONLINE/